E Premte, 29.03.24, 10:08 AM
Shqipet - Hack MainRegistrationLogin
Welcome Mysafir | RSS
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum moderator: nicky  
Forum » Panelli i Kontrollit » Tutorials & Mësime » Qfar eshte FTP-ja (Qfar eshte FTP-ja)
Qfar eshte FTP-ja
alb-black-ksDate: E Shtun, 28.02.09, 5:48 PM | Message # 1
Private
Group: Users
Messages: 13
Reputation: 0
Status: Jo ne Qasje
FTP është shërbim në internet që është i specializuar për shkarkimin (Download) dhe bartjen (Uploade) e regjistrave dhe të dhënave. Përparësi e tij ndaj shërbimeve tjera është që me futjen (Loging) e kompjuterit personal në atë llogaritësin shërbyes (Server) prezantohet e gjithë amëza e llogaritësit nga aty shpejtë mund të barten ose të shkarkohen regjistra të tëra. Përpos kësaj ky shërbim ofron edhe protokollin FTP i cili e bene të mundshëm prezantimin e amëzës dhe përdorimin e saj nga një kompjuter i largët, sikur të ishte ajo amzë në vetë kompjuterin e perdoruesit.
Për futjen në llogaritësit shërbyes FTP janë dy mënyra, ajo e quajtur "normale" FTP dhe "anonime" FTP.
Futja normale është pas futjes në llogaritësin duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalën kalimtare, të dhëna të cilat janë pranuar më parë nga administratori i llogaritësit. Me kontrollimin e të dhënave të futura, përdoruesit i epet e drejta e përdorimit të llogaritësit.
Futja anonime në llogaritësit shërbyes FTP bëhet tek llogaritësit publikë. Për këtë nuk ju nevojitet leja nga administratori. Në vend të emrit të përdoruesit shkruhet emri anonymous dhe si fjalë kalimtare një kombinacion shkronjash e numrash sipas dëshirës. Në kohërat e kaluara për fjalë kalimtare përdorej adresa E-Mail, por me kalimin e kohës për shkak të anonimiteti nuk praktikohet kjo.
Në rrjetin e internetit ka një numër të madh llogaritësish FTP që janë të hapur për përdoruesit e rrjeti. Nga këta llogaritës pa kompensim mund të barten programe (Software), literaturë për ndihmë, galeri figurash etj.
Për shërbyesit FTP të hapur për opinionin ka disa rregulla. Këto rregulla mund të përmblidhen me një fjalë "je mysafir i mirëpritur deri sa ..."
Bartja e të dhënave nga shërbyesit FTP tani është e mundshme edhe me shfletuesit e versioneve të reja për rrjetin WWW si p.sh. Netscape,Internet Explorer. Në këta shfletues, regjistrat e amzës së shërbyesit FTP interpretohet si listë e nyejve dhe varësisht nga lloji i të dhënës edhe interpretohet në dritaren prezantuese të shfletuesit.
Për administrimin e projekteve personale të prezantuar në rrjetë, duhet të merren programet FTP. Programe FTP ka për të gjitha llojet e sistemeve operative, për Unix dhe gjitha degët e tij, për OS/2 të cilat kanë të integruar programet FTP klientë.

[color=green] smile


mevlan
 
Forum » Panelli i Kontrollit » Tutorials & Mësime » Qfar eshte FTP-ja (Qfar eshte FTP-ja)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024